Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2026 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryeministri bisedoi me protestuesit nga “Vëzrazhdane”

| rinovuar më 22-01-14 6.43.MD
Kryeministri Kirill Petkov
Foto: gov.bg

Kryeministri Kirill Petkov bisedoi me përfaqësues të partisë “Vëzrazhdane”, mësoi Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) nga burimet e saj. Në mesin e tyre janë nënkryetarët e partisë - Conço Ganev dhe avokati Petër Petrov, si dhe Doc. Atanas Mangërov, në cilësinë e ekspertit shëndetësor.

Takimi u zhvillua pasi Petkovi dha test negativ PCR. Deri më sot ai ishte në izolim për shkak të rezultatit pozitiv për Covid-19 të Kryeparlamentarit Nikolla Minçev të dhënë pas Këshillit Konsultativ të Sigurisë Kombëtare tek Presidentit të hënën.

Tema e takimit mes Kryeministrit dhe përfaqësuesve të “Vëzrazhdane” janë masat Covid dhe certifikata e gjelbër, për të cilat “Vëzrazhdane” insiston që të anulohen.

Në takim, “Vëzrazhdane” ka kërkuar që të hiqen menjëherë testet për Covid për nxënësit, por Petkov ka refuzuar. Ai ka refuzuar dhe kërkesën tjetër të tyre – anulimin e certifikatës së gjelbër. Ganev njoftoi se është vendosur që të formohet një grup pune në këtë lëmë prej ekspertësh, mbështetësish dhe kundërshtarësh të masave Covid.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 28 nëntorin

Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..

botuar më 25-11-27 7.40.MD

Bllagomir Kocev lirohet kundrejt garancisë prej 200 mijë leva

Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..

botuar më 25-11-27 5.30.MD

Tre persona u arrestuan në një protestë masive në Sofje, pesë policë u lënduan

Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..

botuar më 25-11-27 3.57.MD