Ndërtimi i një zone etnografike bullgare filloi në fillim të vitit në Qendrën për Kulturë dhe Pushime të Komunës së Bollgradit / Bollgradi në Ukrainë konsiderohet si kryeqyteti jozyrtar i bullgarëve të Besarabisë. Banorët dhe mysafirët e qytetit do të mund të zhyten në jetën dhe traditat e bashkatdhetarëve tanë në Besarabi, si dhe të kombësive të tjera që jetojnë në këtë zonë për gati dy shekuj. Me ndihmën e banorëve të zonës tashmë janë mbledhur shumë objekte antike, të cilat ruajnë frymën e kohës. Midis tyre janë qilima të punuar me dorë, velenxa, peshqirë, batanije dhe sende shtëpiake, të përdorura në mënyrë aktive një shekull më parë. Së shpejti do të ketë një kënd me aksesorë nga jeta e sotme e vendasve. Zona e sapokrijuar etnografike do të shërbejë edhe si vend ku do të mbahen evente dhe festivale të ndryshme. Lajmin e ka bërë të ditur për BTA Svetllana Dragneva – kryeredaktore e gazetës “Bullgarët: dje, sot, nesër”, me seli në Odesë.
Përgatiti në shqip: Vesella MançevaFilmi i shkurtër i vizatuar "Jeta me një idiot" nga Teodor Ushev (Theodore Ushev) fitoi çmimin për filmin më të mirë në Festivalin e Filmit të Shkurtër në Pekin. Animatori njoftoi lajmin në profilin e tij në Facebook. Filmi u vlerësua së bashku me disa..
Filmi “Made in EU” i regjisorit Stefan Komandarev fitoi Çmimin e Madh të Publikut në edicionin e 63-të të Festivalit të Filmit në Hihon të Spanjës. Filmi triumfoi në konkurrencë me 95 tituj, njofton BTA. “Brenda pak ditësh fituam çmimin e kritikës..
Të premten e tretë të nëntorit, me iniciativën e Fondacionit të Leximit, në Bullgari organizohet edicioni i tretë i Ditës Kombëtare të Leximit nën moton: "Lexoni. Vërtet". Sipas të dhënave nga studimi ndërkombëtar PISA2022 i OECD-së, 53% e..