Politika e qeverisë është për reformë të thellë në drejtësi dhe kundërveprim efektiv ndaj korrupsionit. Nuk bëhet fjalë aspak për zëvendësimin e personaliteteve. Kështu iu përgjigj me shkrim kryeministri Kirill Petkov grupit të monitorimit në Parlamentin Evropian, pasi u pyet për deklaratat e tij publike se: “roli ynë është të emërojmë njerëz në prokurori dhe në komisionin kundër korrupsionit”.
“Bëhet fjalë t’i jepet fund praktikës që në sistemin gjyqësor dhe në pushtetin ekzekutiv të emërohen kuadro politike dhe “të shpërndahen” role drejtuese të personave që nuk kanë cilësitë e nevojshme profesionale dhe morale. Gjykata e Specializuar dhe Prokuroria e Specializuar në formën e tyre aktuale nuk janë mjet efektiv për luftimin e krimit të organizuar dhe deri më tani shfrytëzohen vetëm si mjet politik”, shtroi Petkov.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..