Presidenti Rumen Radev e cilësoi si shantazh institucional marrjen në pyetje të Kryeministrit Kirill Petkov në Prokurori. Kreu i shtetit tha se pret që liderët e partive në koalicion të qëndrojnë fort pas Kryeministrit në situatën aktuale. Sipas Radevit, është iluzion të mendosh se demokracia dhe shteti i së drejtës do të rikthehen papritur, sepse procesi është i vështirë dhe gabimet dhe zhgënjimet janë të pashmangshme, për këtë ka nevojë për më shumë kohë. Sipas tij, ka bashkëpunim konstruktiv mes Presidencës dhe pushtetit ekzekutiv, por institucioni presidencial pret që kabineti të jetë shumë më i hapur, transparent dhe më parimor në punën e tij për të larguar çdo dyshim për vendimet dhe veprimet në prapaskenë.
Kryeministri Kirill Petkov ishte thirrur në pyetje në Prokurorinë e Lartë të Kasacionit. Ai u thirr në lidhje me deklaratat e tij se në Bullgari ka rreth 20 persona, të cilët sipas tij janë në themel të krimit ekonomik dhe kriminal, por Prokuroria nuk ka marrë asnjë masë.Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..