Grupi, me të cilin këngëtarja xhaz Bellosllava e nisi karrierën e saj, quhet “Trip”. Ajo e krijoi atë bashkë me kolegë të saj nga Republika e Maqedonisë së Veriut, bashkëstudentë nga Akademia Kombëtare e Muzikës “Panço Vlladigerov”. Para kësaj këngëtarja u diplomua për fotografi reklamuese në ShBA. Me grupin “Trip” ishte koncerti i saj i parë në një skenë të madhe në kuadrin e Festivalit Ndërkombëtar të Arteve “Apollonija”. Sipas numerologjisë 22 është një numër i veçantë – rastisi apo jo, pikërisht në vitin që mbaron më 22, këngëtarja e njohur xhaz shënon 22 vjet që nga fillimi i karrierës së saj muzikore.
Ajo do të bëjë këtë me një album të ri të pestë dhe me një libër dokumentar, të cilët do të dalin në treg në muajit në vijim. Fillon gjithashtu dhe një turne kombëtare. Koncerti i parë është më 19 shkurt në Sofia Live Club dhe është nën moton From The Moon And Back. Në kompaninë e muzikantëve Zhivko Petrov – piano, Antoni Rikev – kitarë, Dimitër Semov – bateri dhe Rosen Zahariev – trumbetë, Bellosllava do t’i kënaqë fansat e saj me këngë nga albumet e saj të mëparshme, si dhe me disa premiera të titujve të përfshirë në albumin e saj të ri titulluar “Këngët e mia”.
Përpilues: Allbena Bezovska
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Më 24 nëntor Sonja Jon[eva për herë të radhës debutoi shkëlqyeshëm në skenën e Metropolitan Operas në Nju Jork. Ajo tashmë e ka interpretuar rolin e Maddalena nga “André Chénier” i Umberto Giordanos në La Scala të Milanos në vitin 2023 dhe në Operën..
Adhuruesit e muzikës pop dhe pranisë ekspresive skenike me siguri mezi presin takimin para Krishtlindjeve me Veselin Marinov. Tashmë është një traditë e gjatë që këngëtari të japë një koncert në Pallatin Kombëtar të Kulturës (NDK) para festave të..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: bc-bg.com, архив, Facebook/ Podkasti “Filmoteko”