Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kabineti dënoi agresionin e Rusisë kundër Ukrainës

Kirill Petkov
Foto: BGNES

Qeveria bullgare dënoi agresionin e Federatës Ruse kundër Ukrainës. “Ne shohim se nuk është e provokuar nga pala ukrainase dhe është e papranueshme që veprime të tilla të tolerohen në territorin e Evropës”, ​​tha kryeministri Kirill Petkov në një konferencë për shtypin. Ai konfirmoi se në Këshillin Evropian në Bruksel që do të mbahet në mbrëmjen e 24 shkurtit Bullgaria do të flasë në një zë me partnerët e saj nga BE dhe NATO.

Kabineti tashmë aktivizoi grupe operative për rreziqe të ndryshme për sigurinë tonë kombëtare – energji, siguri kibernetike, stoqe të kohës së luftës, tha kryeministri, duke siguruar se aktualisht nuk ka rrezik për veprime ushtarake në territorin tonë. U hapën tri postblloqe për bullgarët nga Ukraina që duan të evakuohen. Mundësitë e udhëtimit janë me autobus ose me avion nëpër Poloni, u bë e qartë nga deklarata e Kirill Petkov.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 28 nëntorin

Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..

botuar më 25-11-27 7.40.MD

Bllagomir Kocev lirohet kundrejt garancisë prej 200 mijë leva

Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..

botuar më 25-11-27 5.30.MD

Tre persona u arrestuan në një protestë masive në Sofje, pesë policë u lënduan

Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..

botuar më 25-11-27 3.57.MD