Kryeministri Kirill Petkov tha se vendi është në panik për karburantet pa arsye. Ka karburant dhe nuk ka mundësi të ndalet apo të mbarojë, theksoi Petkov në një postim në Facebook.
Të mërkurën në portin Burgas u shkarkua një cisternë dhe pritet të shkarkohen dy cisterna të tjera, njoftoi kryeministri. Lidhur me këtë ai i bëri thirrje Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës që të kontrollojë se kush dhe si spekulon me çmimet.
Petkov shtoi se po përhapen lajme të rreme se Bullgaria do të dërgojë trupa në Ukrainë.
Zhivodar Terziev, kryetar i Shoqatës Bullgare të Naftës dhe të Gazit, shpjegoi për BNR se ka panik për një rritje të mprehtë të çmimeve për të provokuar panik furnizimin në pikat e karburantit. Ai siguroi që depot janë plot dhe do të nxjerrin në treg sasi të jashtëzakonshme për të qetësuar çmimet.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..