“Dashuri” është kënga e re e Marija Ilieva. Kjo është vepra e parë tërësisht origjinale e këngëtares së njohur pop, producente, aktore dhe – së fundi por jo më pak e rëndësishme – nëne e dy fëmijëve të dashur. Këngëtarja tregon se shpjegimi në dashuri mund të lidhet me të dashurin, fëmijët, të afërmit, Zotin...
“Një rreze drite përqafon botën time për një çast... e ndjej se si ma jep këtë kuptim të ri... Besoj tani, beso edhe ti: vetëm një është dashuria, dhe me ty është fat...” – këndon Maria Ilieva.
Në incizim do të dëgjoni edhe Zhivko Petrov (piano), Veselin Vese\linov – Eko (bas), Dimitër Semov (bateri), Hristo Tanev (violonçel). Për prezantimin zyrtar të këngës “Dashuri” Marija Ilieva zgjodhi 14 shkurtin – Ditën e Shën Valentinit. Jo më pak e përshtatshme është data - 8 Marsi, të cilën e zgjedhim për premierën e këngës në programet e Radio Bullgarisë.
Redaktore: Allbena Bezovska
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
E vumë re Momçill Kosevin që gjatë njohjes sonë me grupin SoulBmoll, ku ai është kitarist, vokalist dhe autori kryesor i këngëve të tyre. Muzikantët e grupit janë të dashur jo vetëm për publikun, por edhe për një sërë yjesh vendas që bashkëpunojnë me..
Bullgaria do të marrë pjesë në konkursin prestigjioz të këngës “Evrovizion”, i cili në vitin 2026 do të shënojë edicionin e tij të 70-të. Rikthimi i vendit është pjesë e përpjekjeve të Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) për të promovuar kulturën dhe..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva Foto: BNT - arkiv, Zdravko Petrov - BNR