Dy nga 100 anijet e bllokuara për shkak të luftës në portet e Ukrainës janë bullgare. Njëra është në Odesë, tjetra në Mariupol. Shumica e marinarëve tanë janë nga Varna dhe deri më tani vetëm gjashtë nga ekuipazhet e dy anijeve kanë zgjedhur të evakuohen nga toka. Në një intervistë për BNR, Zv/Ministri i Transportit dhe Specialisti i të Drejtës Detare Vlladimir Vërbanov theksoi se pjesa tjetër e bashkatdhetarëve tanë janë në bordin e anijeve dhe kryejnë detyrat e tyre. “Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me Organizatën Ndërkombëtare Detare për krijimin e të ashtuquajturave korridore blu, në mënyrë që të gjitha anijet të mund të çohen pa pengesa në ujëra të sigurta”, tha Vlladimir Vërbanov. Ai theksoi se duhet gjetur një zgjidhje me përpjekjet e diplomacisë bullgare dhe botërore.
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..