Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nga 21 marsi hiqet kërkesa për “certifikatë të gjelbër”

Foto: EPA/BGNES

Nga 21 marsi hiqetkërkesa për “certifikatë të gjelbër” për të gjitha aktivitetet dhe ngjarjet në Bullgari, të kufizuara deri më tani, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Nga e njëjta datë rivendoset edhe studimi ballë për ballë në shkollat ​​e larta, i cili do të zhvillohet sipas një orari me prani 50 për qind të grupeve të praktikës dhe ushtrimeve dhe 50 për qind të auditoreve. Kërkesa për ajrim të rregullt, dezinfektim të ambienteve dhe mbajtjen e maskave të fytyrës nga studentët dhe mësuesit mbetet.

Nga data 21 mars hiqet edhe kërkesa për kontrollimin e nxënësve me teste për koronavirusin në shkolla.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Magdalena Stojanova

Vizatimi i një vajze bullgare u vlerësua në një konkurs botëror për shëndet dhe art

Shtatëvjeçarja Magdalena Stojanova nga Shkolla e Artit “Kolorit” në Pleven fitoi medaljen e artë dhe çmimin e Konkursit Ndërkombëtar për vizatim fëmijësh “Shëndeti 2025”. Ceremonia e ndarjes së çmimeve u zhvillua në Sao Paulo, Brazil, në kuadër të..

botuar më 25-11-10 11.21.PD
Brijë e bardhë

Dy pemë shekullore, 200-vjeçare, u shpallën të mbrojtura

Ministri i Mjedisit dhe Ujërave, Manoll Genov, shpalli të mbrojtura dy pemë shekullore, secila me moshë rreth 200 vjet, njoftuan nga institucioni. Njëra është e llojit brijë e bardhë (Ulmus laevis) me perimetër trungu 4,00 m dhe lartësi rreth 24..

botuar më 25-11-09 7.00.PD

Kontrolle falas në fushën e mjekësisë riprodhuese në Korçë

Shqipëria dhe Bullgaria i kanë zgjatur dorën njëra-tjetrës në emër të lindjes së një jete të re. Në mbrëmjen e 7 nëntorit nisën për herë të parë kontrollet falas parandaluese në fushën e mjekësisë riprodhuese, të kryera nga specialistë bullgarë në qytetin..

botuar më 25-11-08 5.05.MD