Nga 1 prilli gjendja e jashtëzakonshme epidemike hiqet zyrtarisht, njoftoi Ministrja e Shëndetësisë Asena Serbezova në një konferencë. Hiqet mbajtja e detyrueshme e maskave në vendet е mbyllura publike, respektimi i distancës fizike, kufizimi i numrit të personave në ambientet e brendshme, kufizimi i trajnimit ballë për ballë në shkollat e larta, ndalimi i vizitave në spitale dhe në qendrat e kujdesit social, kërkesa e punëdhënësve për praninë e jo më shumë se 50% prej punonjësve.
Megjithatë, inspektori shtetëror shëndetësor Angell Kunçev këshilloi: “Rekomandohet mbajtja e maskave në transportin publik, në spitale, në rastet e grumbullimit të shumë njerëzve në ambiente të hapura, për personat e rrezikuar dhe me sëmundje shoqëruese, përdorimi i dezinfektuesve”.
Një projektligj i ri parashikon mundësinë që Ministri i Shëndetësisë të vendosë masa anti-epidemike jashtë situatës së shpallur anti-epidemike.Shtatëvjeçarja Magdalena Stojanova nga Shkolla e Artit “Kolorit” në Pleven fitoi medaljen e artë dhe çmimin e Konkursit Ndërkombëtar për vizatim fëmijësh “Shëndeti 2025”. Ceremonia e ndarjes së çmimeve u zhvillua në Sao Paulo, Brazil, në kuadër të..
Ministri i Mjedisit dhe Ujërave, Manoll Genov, shpalli të mbrojtura dy pemë shekullore, secila me moshë rreth 200 vjet, njoftuan nga institucioni. Njëra është e llojit brijë e bardhë (Ulmus laevis) me perimetër trungu 4,00 m dhe lartësi rreth 24..
Shqipëria dhe Bullgaria i kanë zgjatur dorën njëra-tjetrës në emër të lindjes së një jete të re. Në mbrëmjen e 7 nëntorit nisën për herë të parë kontrollet falas parandaluese në fushën e mjekësisë riprodhuese, të kryera nga specialistë bullgarë në qytetin..