Sociologët shikojnë një rënie të besimit te kabineti pas 100 ditëve të para të qeverisjes. Sipas një sondazhi të Agjencisë “Market Links”, GERB është sërish forca e parë politike me pak më shumë se 22 për qind, ndërsa partia në pushtet “Po e vazhdojmë ndryshimin” merr mbështetje prej afro 20 për qind. “Nuk ka asnjë befasi në uljen e besimit në qeveri”, tha sociologia Evelina Slavkova për BNR, duke shtuar se Agjencia “Trend” gjithashtu e zbuloi këtë tendencë në mars. “Të ardhurat e njerëzve, rritja e çmimeve të të gjitha mallrave dhe shërbimeve – këto janë problemet e mëdha”, shpjegoi ajo. Sipas saj, nuk ka mesazhe sociale për shoqërinë, përveç traditës së dhënies së parave për pensionistët. “Në hapësirën publike “Po e vazhdojmë ndryshimin” preferon të komentojë tema të tilla si zgjedhja e shefit të Bankës Popullore Bullgare, të cilat ndoshta nuk janë aq thelbësore”, tha sociologu.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..