“Frymë” është një nga këngët më të reja në repertorin e këngëtarit Orlin Goranov. Tekstin e krijoi Krasimir Trifonov, ndërsa autor i muzikës dhe aranzhimit është Svetosllav Loboshki.
Premiera e këngës “Frymë” ishte Ditën e Ungjillëzimit që bie më 25 mars çdo vit. “Frymë” është një vazhdim origjinal i këngës “Tuneli i vetmisë” po kështu në interpretim të këngëtarit të dashur të brezave të tëra bullgarësh Orlin Goranov. “Një tregim me vazhdim” janë edhe videot pranë dy këngëve të krijuara nga ekipi i krijuesit të njohur Igor Markovski. “Frymë” ka titra bullgarisht - si pjesë e iniciativës për akses më të madh të muzikës bullgare për njerëzit me probleme në të dëgjuarin.
Përpilues: Allbena Bezovska
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Kur dy emra yjesh bashkohen në një duet, suksesi është i sigurt. Kështu ndodhi me këngën nga Miro dhe ALMA “Më shumë”, dhe me siguri i njëjti fat do të ndiqet edhe nga bashkëpunimi i tyre i dytë – “Atje”. Kënga është krijuar gjatë kampit krijues Sofia..
Një trio vokale, pjesë e rritjes së muzikës pop bullgare në agim të mijëvjeçarit të ri - "Antibiotika" - është rikthyer me një këngë të re. Edhe pse të shpërndara në pjesë të ndryshme të botës, Ani, Sillvija dhe Savina na prezantojnë "Duket si..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: arkiv, Ansambli “Filip Kutev”, BTA