Zbatimi i ligjit për shtetësinë bullgare duhet të çojë në integrimin e përhershëm në Bullgari të përfaqësuesve të bashkësive të mëdha historike bullgare jashtë vendit. Kështu deklaroi presidenti Rumen Radev në takimin e punës për politikën e dhënies së shtetësisë bullgare për bashkatdhetarët jashtë vendit.Në takim morën pjesë Nënpresidentja Ilijana Jotova, Ministrja e Punëve të Jashtme Teodora Gençovska dhe Ministrja e Drejtësisë Nadezhda Jordanova. Presidenca ka marrë shumë sinjale nga bashkatdhetarët nga jashtë, të cilët përballen me pengesa të pakapërcyeshme për marrjen e nënshtetësisë, tha presidenti.
U ra dakord që të krijohet një grup pune për të bashkuar përpjekjet e institucioneve për dhënien e shtetësisë bullgare dhe për të identifikuar masat për tejkalimin e kontradiktave në rregulloret ekzistuese.
U vërtetua se praktika aktuale çon në mijëra aplikime nga bashkatdhetarët jashtë vendit për shtetësi bullgare për të mbetur pa përgjigje për vite me radhë ose për t’u kthyer për shkak të mungesës së dokumenteve të mjaftueshme për të vërtetuar origjinën bullgare, megjithëse kjo mund të vërtetohet në mënyra të tjera. U diskutua edhe mundësia e ngritjes së një komisioni të përkohshëm për të shqyrtuar aplikimet pa përgjigje apo kërkesat e refuzuara për shkak të paplotësimit formal.
Shtatëvjeçarja Magdalena Stojanova nga Shkolla e Artit “Kolorit” në Pleven fitoi medaljen e artë dhe çmimin e Konkursit Ndërkombëtar për vizatim fëmijësh “Shëndeti 2025”. Ceremonia e ndarjes së çmimeve u zhvillua në Sao Paulo, Brazil, në kuadër të..
Ministri i Mjedisit dhe Ujërave, Manoll Genov, shpalli të mbrojtura dy pemë shekullore, secila me moshë rreth 200 vjet, njoftuan nga institucioni. Njëra është e llojit brijë e bardhë (Ulmus laevis) me perimetër trungu 4,00 m dhe lartësi rreth 24..
Shqipëria dhe Bullgaria i kanë zgjatur dorën njëra-tjetrës në emër të lindjes së një jete të re. Në mbrëmjen e 7 nëntorit nisën për herë të parë kontrollet falas parandaluese në fushën e mjekësisë riprodhuese, të kryera nga specialistë bullgarë në qytetin..