Tek Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” u hap një Institut i Shkencave Kompjuterike, Inteligjencës Artificiale dhe Teknologjisë, në partneritet me dy universitetet më të mëdha të teknologjisë zvicerane - Institutin Federal të Teknologjisë në Cyrih dhe Universitetin Politeknik të Lozanës.
Qëllimi i projektit është të tërheqë mësues me famë botërore në fushën e shkencave kompjuterike dhe inteligjencës artificiale, të krijojë liderë dhe studiues të teknologjisë dhe të inkurajojë zhvillimin e startupeve dhe sipërmarrësve të suksesshëm. Sipas presidentit Rumen Radev, i cili mori pjesë në hapjen zyrtare të institutit, "Bullgaria ka potencial dhe duhet të zhvillohet si qendër kryesore kërkimore në fushën e teknologjisë së lartë". Kjo detyrë e vështirë, sipas Radevit, kërkon bashkimin e shumë institucioneve, përpjekjet e akademisë dhe të të tërë shoqërisë sonë.Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..