Tek Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” u hap një Institut i Shkencave Kompjuterike, Inteligjencës Artificiale dhe Teknologjisë, në partneritet me dy universitetet më të mëdha të teknologjisë zvicerane - Institutin Federal të Teknologjisë në Cyrih dhe Universitetin Politeknik të Lozanës.
Qëllimi i projektit është të tërheqë mësues me famë botërore në fushën e shkencave kompjuterike dhe inteligjencës artificiale, të krijojë liderë dhe studiues të teknologjisë dhe të inkurajojë zhvillimin e startupeve dhe sipërmarrësve të suksesshëm. Sipas presidentit Rumen Radev, i cili mori pjesë në hapjen zyrtare të institutit, "Bullgaria ka potencial dhe duhet të zhvillohet si qendër kryesore kërkimore në fushën e teknologjisë së lartë". Kjo detyrë e vështirë, sipas Radevit, kërkon bashkimin e shumë institucioneve, përpjekjet e akademisë dhe të të tërë shoqërisë sonë.Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..