Tek Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” u hap një Institut i Shkencave Kompjuterike, Inteligjencës Artificiale dhe Teknologjisë, në partneritet me dy universitetet më të mëdha të teknologjisë zvicerane - Institutin Federal të Teknologjisë në Cyrih dhe Universitetin Politeknik të Lozanës.
Qëllimi i projektit është të tërheqë mësues me famë botërore në fushën e shkencave kompjuterike dhe inteligjencës artificiale, të krijojë liderë dhe studiues të teknologjisë dhe të inkurajojë zhvillimin e startupeve dhe sipërmarrësve të suksesshëm. Sipas presidentit Rumen Radev, i cili mori pjesë në hapjen zyrtare të institutit, "Bullgaria ka potencial dhe duhet të zhvillohet si qendër kryesore kërkimore në fushën e teknologjisë së lartë". Kjo detyrë e vështirë, sipas Radevit, kërkon bashkimin e shumë institucioneve, përpjekjet e akademisë dhe të të tërë shoqërisë sonë.“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..