Tek Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” u hap një Institut i Shkencave Kompjuterike, Inteligjencës Artificiale dhe Teknologjisë, në partneritet me dy universitetet më të mëdha të teknologjisë zvicerane - Institutin Federal të Teknologjisë në Cyrih dhe Universitetin Politeknik të Lozanës.
Qëllimi i projektit është të tërheqë mësues me famë botërore në fushën e shkencave kompjuterike dhe inteligjencës artificiale, të krijojë liderë dhe studiues të teknologjisë dhe të inkurajojë zhvillimin e startupeve dhe sipërmarrësve të suksesshëm. Sipas presidentit Rumen Radev, i cili mori pjesë në hapjen zyrtare të institutit, "Bullgaria ka potencial dhe duhet të zhvillohet si qendër kryesore kërkimore në fushën e teknologjisë së lartë". Kjo detyrë e vështirë, sipas Radevit, kërkon bashkimin e shumë institucioneve, përpjekjet e akademisë dhe të të tërë shoqërisë sonë.Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..