Mbi 1.5 milionë të huaj më shumë pritet të vizitojnë Bullgarinë në vitin 2022, krahasuar me vitin 2021, tha për BNR Rumen Draganov nga Instituti për Analiza dhe Vlerësim në Turizëm. "Ka rreth 100% plus" të udhëtimeve të bullgarëve jashtë vendit. Ai pret që vendi të mirëpresë 70 mijë të huaj për festat e Pashkëve.
Ka interes për sezonin veror në Bullgari në kontekstin e kufizimeve të fluturimeve për shkak të luftës në Ukrainë. Ka fluturime nga destinacione të pazakonta, si Kroacia, Zvicra apo Spanja. Sipas Draganovit, refugjatët ukrainas të akomoduar në hotelet bullgare "nuk do të ndikojnë negativisht në sezon, sepse ka shumë oferta dhe kapacitet të lirë." Për shkak të mbifurnizimit dhe konkurrencës së lartë, eksperti nuk pret një rritje drastike të çmimeve të hoteleve.Në verilindje të Bullgarisë, lumi Rusenski Llom dhe degët e tij – Çerni, Beli dhe Mallki Llom – kanë skalitur një peizazh shkëmbor të ashpër me shpella të fshehura dhe lugina të qeta, ku jehon vetëm kënga e zogjve. Në këto kanione, gjatë shekujve, janë..
E quajnë “Foleja prej guri” e Ballkanit, për shkak të shtëpive dhe mureve të bukura prej guri, që qëndrojnë të qeta në përqafimin e malit. Në Iglika, jeta rrjedh qetë dhe pa zhurmë, larg rrëmujës së shekullit XXI. Vetëm rreth 15 kilometra larg..
Në majën e kodrës Sahat Tepe në Plovdiv , këto ditë u përurua një orë e lashtë uji – klepsidër, e rikonstruktuar sipas modeleve antike. Kjo është e vetmja orë e tillë e vendosur në ambient të hapur në Bullgari, dhe tashmë është atraksioni më i ri..