Mbi 1.5 milionë të huaj më shumë pritet të vizitojnë Bullgarinë në vitin 2022, krahasuar me vitin 2021, tha për BNR Rumen Draganov nga Instituti për Analiza dhe Vlerësim në Turizëm. "Ka rreth 100% plus" të udhëtimeve të bullgarëve jashtë vendit. Ai pret që vendi të mirëpresë 70 mijë të huaj për festat e Pashkëve.
Ka interes për sezonin veror në Bullgari në kontekstin e kufizimeve të fluturimeve për shkak të luftës në Ukrainë. Ka fluturime nga destinacione të pazakonta, si Kroacia, Zvicra apo Spanja. Sipas Draganovit, refugjatët ukrainas të akomoduar në hotelet bullgare "nuk do të ndikojnë negativisht në sezon, sepse ka shumë oferta dhe kapacitet të lirë." Për shkak të mbifurnizimit dhe konkurrencës së lartë, eksperti nuk pret një rritje drastike të çmimeve të hoteleve.Devin - "qyteti i ujërave minerale", ndodhet në një nga rajonet më piktoreske të Bullgarisë - i fshehur në pjesën jugperëndimore të vargmalit më të gjerë bullgar, Rodopet, përgjatë lumit Vëça. Në afërsi të tij ndodhen dhjetëra monumente natyrore..
Bellogradçiku dhe shkëmbinjtë e tij të famshëm botërisht janë sërish skena e një spektakli magjik. Për pesë fundjava radhazi – nga 19 shtatori deri më 19 tetor – qyteti është mikpritës i edicionit të pestë të Festivalit të Balonave. Pritet që mbi 5 mijë..
Në Rodopet Lindore, në vendin ku patrikët romakë pinin verë nën kolona mermeri, sot turistët veshin toga autentike dhe mahniten nga mozaikët origjinalë të shekujve II-III. Vila “Armira” – e vetmja rezidencë aristokratike romake e ruajtur në Ballkan me..