“Ne e duam gjuhën, kulturën dhe letërsinë bullgare” - me këto fjalë studentët që mësojnë bullgarisht në Universitetin e Bolonjës e pritën Nënpresidenten Ilijana Jotova. Lektori i tyre Prof. Aleksandër Panov tha se ata janë shumë të interesuar për Bullgarinë dhe marrin pjesë në programe të ndryshme shkëmbimi. Ajo u takua edhe me Zëvendës Rektoren Rafaela Campaner, përgjegjëse për marrëdhëniet ndërkombëtare. U diskutuan mundësitë për forcimin e bashkëpunimit të universiteteve bullgare me Universitetin e Bolonjës dhe shkëmbimin e studentëve dhe profesorëve, si dhe për njohjen e më shumë të rinjve me gjuhën, kulturën, letërsinë dhe historinë bullgare.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..