Rastet e reja me Covid-19 për 24 orët e fundit janë 237. Sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit, 11.6 për qind e 2043 testeve të kryera janë pozitive. Në spitale janë të shtruar 897 të infektuar, 105 prej tyre në repartet e trajtimit intensiv.
Në 24 orët e fundit në spitale u pranuan 24 të infektuar. 51 pacientë u shëruan. 5 persona me Covid të konfirmuar humbën jetën në 24 orët e fundit.
Numri i të imunizuarve kundër koronavirusit gjatë 24 orëve të fundit është 11. Tashmë në vendin tonë janë 2 054 606 persona me cikël të përfunduar vaksinimi dhe 742 326 me tre doza.
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..