Udhëheqësi i GERB Bojko Borisov tha në një konferencë shtypi se partia do të mbështesë qeverinë në votimin për të ofruar ndihmë ushtarake për Ukrainën. Borisov shtoi se nëse qeveria vendos të shkëputet nga ndërmjetësit dhe të rezervojë furnizimet me karburant me Katarin dhe Egjiptin, ata do të kenë mbështetjen e plotë të GERB. “Nëse ata duan të punojnë me ndershmëri si ne, ata kanë një shans të rrallë për t”u shkëputur nga varësia ruse”, tha Borisov. “Ne kemi infrastrukturën e plotë.” Sipas fjalëve të Borisov, gazsjellësi “Rryma Balkanike” është 100 për qind bullgar, 100 për qind në pronësi të shtetit. Fjalët e tij u konfirmuan nga ish-Ministrja e Energjisë Temenuzhka Petkova, e cila tha se Bullgaria merr tarifa të rregullta tranziti nga projekti. “Gazpromeksport” depozitoi paraprakisht 683 milionë leva në llogaritë e “Bulgartransgaz”, ku përfshihen kontributet deri në vitin 2023”, tha ish-ministri i energjisë.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..