Më 6 maj, Ditën e Shën Gjergjit, në orën 11:00 pranë Manastirit Pjetri dhe Pali, rajoni i qytetit Veliko Tërnovo, hapet Festivali i dhjetë Kombëtar i Mbarështuesve të Deleve. Fillimin do ta vendosin kukerët xhumalii nga fshati Kallugerovo, rajoni i qytetit Pazarxhik, vallja rituale e të cilëve do të largojë forcat e liga dhe do të sjellë hir. Më vonë, livadhet do të oshtijnë nga Orkestra e famshme Popullore “101 Kaba Gajde” nga qyteti Smoljan, transmeton faqja e internetit agri.bg.
Programi nga data 6 deri më 8 maj është i mbushur me ekspozita të kafshëve (dele, dhi, kuaj, qen, gomarë), gara atraktive të fermerëve në mjelje me dorë, qethje me gërshërë bariu etj. Do të ketë mjaft produkte bujqësore nga qumështi dhe mishi i deleve dhe dhive.
Urë midis botëve përfaqëson në vetvete projekti “Karizma e bullgarit”. Me të Dimitrinka Jordanova Komanduçi – psikologe, psikoterapeute, trajnere vokale dhe autore e “Zëri yt mund të ndryshojë jetën tënde” – vë në fokus një temë shumë të rëndësishme për..
Timishoara, një qytet i madh multietnik në Rumaninë Perëndimore, është qendra e rajonit historik të Banatit dhe shtëpia e bullgarëve të Banatit . Përfaqësuesit e këtij komuniteti janë pasardhës të emigrantëve nga trojet bullgare para gati..
Nxënësit nga Gjenerata Z, të cilët aktualisht janë në shkollë (të lindur midis viteve 1995 dhe 2012), masivisht përdorin në praktikën e tyre mësimore inteligjencën artificiale. Sipas vëzhgimeve të mësuesve, bëhet fjalë për mbi 85% të nxënësve tek ne, të..