“Deputinizimi” i shtetit, kërkoi me një deklaratë parlamentare koalicioni bashkëqeverisës “Bullgaria Demokratike”. Bashkëkryetari i partisë, Hristo Ivanov, tha se ata do të mbeten në pushtet nëse ndryshohet marrëveshja e koalicionit për qeverisjen, sepse ajo nuk është aktuale pas fillimit të luftës në Ukrainë.
Ivanov kërkoi rritje të kapaciteteve të shërbimeve të sigurisë dhe kundërveprim ndaj të gjitha formave të ndikimit hibrid rus, lustrim dhe kontroll të besnikërisë së punonjësve në shërbime. Ai bëri thirrje për një modernizim vendimtar të ushtrisë dhe ndarjen e 2 për qind të PBB-së për mbrojtjen, miratimin e një programi për mirëmbajtjen e forcave shumëkombëshe të NATO-s në vend dhe arritjen zero të varësisë nga burimet ruse të energjisë.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..