Më pak se një muaj më parë, Ljubo Kirov prezantoi albumin e tretë “Më puth”, i cili përfshin 11 këngë. Ndër to janë këngët “Më puth”, “Aty ku nuk ka kohë” (me Stenli dhe Hristo Mutafçiev), “Shokë përgjithmonë” (me Grafa dhe Orlin Pavlov), dueti i ri “Shko në kohë” (me Poli Genova) dhe të tjerë.
Kënga kryesore e koleksionit të ri është një tjetër hit i këngëtarit të dashur “Ndihet forca”. Ljubo Kirov është autor i muzikës dhe i tekstit, aranzhimin e bëri së bashku me Angell Djullgerov. Videoja e këngës krijon një imazh emocionues të lidhjes së veçantë mes këngëtarit dhe publikut të tij dhe përfshin momente nga koncerti i tij i madh vitin e kaluar në sallën “Arena Armeec”.
“E shoh botën përmes teje dhe çdo gjë është e gjallë... Ndihet një forcë që e ka mbuluar frikën me dashuri të pafund... Pa ty nuk mund të kaloj nëpër këtë botë...”, këndon Ljubo Kirov.
Përpilues: Allbena Bezovska
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Kur dy emra yjesh bashkohen në një duet, suksesi është i sigurt. Kështu ndodhi me këngën nga Miro dhe ALMA “Më shumë”, dhe me siguri i njëjti fat do të ndiqet edhe nga bashkëpunimi i tyre i dytë – “Atje”. Kënga është krijuar gjatë kampit krijues Sofia..
Një trio vokale, pjesë e rritjes së muzikës pop bullgare në agim të mijëvjeçarit të ri - "Antibiotika" - është rikthyer me një këngë të re. Edhe pse të shpërndara në pjesë të ndryshme të botës, Ani, Sillvija dhe Savina na prezantojnë "Duket si..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: arkiv, Ansambli “Filip Kutev”, BTA