Pak ditë më parë (më 22 maj) Ljubo Kirov dha një koncert në sallën e famshme Troxy në Londër. “Ljubo bëri një shfaqje muzikore të nivelit botëror. Për më shumë se dy orë publiku këndoi me të këngët e albumit të tij të ri “Më puth”, si dhe hitet “E di”, “Të fluturojmë” e të tjera. Ljubo Kirov Live në Londër është koncerti i parë i Ljubo Kirov me përmasa të tilla jashtë Bullgarisë”, njoftoi ekipi i këngëtarit të dashur.

Bashkë me të në skenë ishte Poli Genova, me të cilën prezantuan duetin e tyre të ri “Shko në kohë”, si dhe Orlin Goranov, me të cilin kënduan “Si më parë”.


Do t’ju kujtojmë, se Ljubo Kirov është një nga këngëtarët më të dashur të estradës bullgare vitet e fundit. Ai është autor i teksteve të këngëve të tij dhe të dhjetëra këngëve për interpretues të tjerë, të cilët u kthyen në hite. Ai është kompozitor, piktor dhe producent, është mbajtës i një sërë çmimesh. Sivjet ka 5 nominime për çmimet muzikore të BG Radios. Ljubo Kirov u përfshi gjithashtu në renditjen e Forbes Bulgaria si një nga 70 personalitetet më me ndikim në vend. Koncertet dhe paraqitjet e tij në klub mbeten në zemrat e publikut me atmosferën e tyre unike.
“Më puth”:
Redaktore: Allbena Bezovska
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: Ivan ErmenkovLili Ivanova do të këndojë për herë të dytë në sallën “Olimpia”. Koncerti parashikohet për më 24 maj 2026 dhe zhvillohet nën patronazhin e presidentit Rumen Radev, njofton ekipi i këngëtares më të madh të muzikës bullgare pop. Lili Ivanova..
Muzikantët e Grupit “Horizont” dhe këngëtarja Mariana Popova regjistruan një këngë të përbashkët – “Pa ty”. “E njohim Marianën që nga koha kur ajo këndonte në një grup shumë të fortë “Kokomania”. Që atëherë na është bërë e preferuara jonë – me..
Eventi i radhës me të cilin grupi Mary Boys Band shënon 30-vjetorin e tij është një koncert me një orkestër të madhe simfonike në sallën “Bullgaria” në Sofje më 21 nëntor. Këngëtarja në grup, Maria Mutafçieva – Mary, pranon se kjo ka qenë një..