Bullgaria nuk i ka ofruar Ukrainës avionë sulmues Su-25 ose pjesë për to, bëri të ditur qendra e shtypit e Ministrisë së Mbrojtjes, me rastin e informacionit të përhapur nga botime të huaja se Sofja ka dërguar 14 avionë të demontuar në Kiev. Ministria i përshkroi spekulimet si pjesë e luftës hibride në Ukrainë.
Kompania-operatore e anijes "Carevna", e cila qëndron në portin e Moriupolit, i tha BNR se kapitenët dhe marinarët në bord janë të shëndetshëm, por duhet të plotësohet stafi që të mund të dalë anija nga porti. Kompania po negocion për të punësuar njerëz sepse 5 bullgarët dhe 3 ukrainasit në bord nuk mjaftojnë që anija të dalë në det.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..