Është ngritur një grup ndërinstitucional, i kryesuar nga Ministria e Drejtësisë, për të hartuar një projekt ligj për masat për parandalimin dhe mbrojtjen e sigurisë kombëtare nga cenimet që kërcënojnë sigurinë ekonomike dhe financiare të vendit.Në të marrin pjesë ekspertë nga Ministritë e Financave, Punëve të Jashtme, Banka Popullore Bullgare, Agjencia Kombëtare e të Ardhurave dhe përfaqësues të rretheve akademike. Megjithëse tekstet janë ende në gjendje pune, projekti, i cili fitoi popullaritet si versioni bullgar i Ligjit Magnitski, ka tërhequr kritika të ashpra nga partnerët e koalicionit të partisë “Po e vazhdojmë ndryshimin” dhe opozita në parlament, të cilët i përshkruan tekstet si fashiste. Në përgjigje, Zëvendëskryeministri dhe Ministër i Financave Asen Vasilev komentoi se tekstet synojnë të mbrojnë institucionet shtetërore dhe kompanitë në mënyrë adekuate, dhe Ministria e Drejtësisë është e vetmja që mund të respektojë të gjitha aktet kombëtare dhe ndërkombëtare për të gjetur mënyrën më të përshtatshme për të mbushur këtë boshllëk në legjislacionin bullgar. Nga ana e vet, Ministria e Drejtësisë komentoi se nuk mund të mbështes versionin mediatik të të ashtuquajturit Projektligj bullgar “Magnitski” sepse është në kundërshtim me Kushtetutën dhe legjislacionin evropian.
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..