Reshjet e dendura nga data 10 deri më 12 qershor shkaktuan shira të rrëmbyeshëm dheshkatërrime të rrugëve në shumë rajone të vendit.
Në qafën e Petrohanit, ku lumi Bërzia prishi asfaltin dhe minoi rrugën, po punohet që të hapet të paktën një korsi në pjesët kritike për qarkullim brenda 24 orëve. Po vazhdon kullimi i rrjetit rrugor në qytetin Trjavna. Linja hekurudhore është vënë në punë pas kullimit të stacionit.Po punohet për riparimin e dëmeve edhe në komunat Vërshec dhe Krivodoll. Për shkak të reshjeve është shembur një segment rrugor ndërmjet Silistrës dhe Ruses në dalje të fshatit Ajdemir, gjë që ka ngadalësuar qarkullimin. Përkohësisht është kufizuar kalimi përmes tunelit “Kriv tunel” në rrugën Bllagoevgrad-Kresna. Qarkullimi kalon nëpër një rrugë anash kaluese për shkak të riparimit të asfaltit.
Vitin e kaluar, rrugët u braktisën pa asnjë mbështetje, tha për BNR Diana Rusinova, kryetare e Qendrës Evropiane për Politikat e Transportit. Rusinova është kategorike se mungesa e një mirëmbajtjeje rrugore ka çuar deri në një keqësim të tillë të infrastrukturës, se shpenzimet rreth rinovimit të saj do të jenë tre herë më të shumta se çmimet e remonteve të tanishme aktuale.
Urë midis botëve përfaqëson në vetvete projekti “Karizma e bullgarit”. Me të Dimitrinka Jordanova Komanduçi – psikologe, psikoterapeute, trajnere vokale dhe autore e “Zëri yt mund të ndryshojë jetën tënde” – vë në fokus një temë shumë të rëndësishme për..
Timishoara, një qytet i madh multietnik në Rumaninë Perëndimore, është qendra e rajonit historik të Banatit dhe shtëpia e bullgarëve të Banatit . Përfaqësuesit e këtij komuniteti janë pasardhës të emigrantëve nga trojet bullgare para gati..
Nxënësit nga Gjenerata Z, të cilët aktualisht janë në shkollë (të lindur midis viteve 1995 dhe 2012), masivisht përdorin në praktikën e tyre mësimore inteligjencën artificiale. Sipas vëzhgimeve të mësuesve, bëhet fjalë për mbi 85% të nxënësve tek ne, të..