Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Forum karriere në përkrahje të aktorëve të rinj

Shteti i ka borxh kulturës bullgare, është kategorik Penko Gospodinov

Foto: Facebook/natfiz.bg

Aktorët bullgarë po përgatisin protesta masive në vjeshtë.Për këtë  paralajmëroi kryetari i Bashkimit të Artistëve në vendin tonë Hristo Mutafçiev.Shkaku-1,4 milionë levat e planifikuara më pak nga viti i kaluar për sektorin “Kulturë” në buxhetin e shtetit të propozuar për aktualizim. Nëse pranohet në këtë formë të vet kërkesa e tyre për një pagë fillestare prej të paktën 1500 leva për ata që punojnë në artin skenik do ta bëjë të pamundur për institucionet kulturore. Me një hidhërim Mutavçiev thotë se, që prej 30 vjetëve ndaj kulturës në Bullgari nuk ka asnjë lloje qëndrimi.  Më të prekur nga kjo situatë janë artistët e rinj, të cilët pas përfundimit të arsimit të tyre të lartë vështirë mund të gjejnë një pozicion me kohë të plotë në teatro, madje nëse e marrin pozicionin e ëndërruar - mungesa e fondeve i privon shpejt nga profesioni. Ne (aktorët) jemi të fundit, të cilët  do të fillojnë të pushtojnë shoqërinë me veten e tyre, por gjërat tashmë kanë arritur një skaj ekzistencial, nga i cili është shumë e vështirë të punohet tani e tutje”, - tha në një intervistë për Radio Bullgarinë, aktori docent Penko Gospodinov, dekan i Fakultetit të Arteve Skenike në Akademinë Kombëtare të Arteve të Teatrit dhe Filmit "Krëstjo Sarafov" në Sofje.

A mund të zgjidhet problemi te ne?

Veprime dhe përkrahje – këta janë elementët më të rëndësishëm në tejkalimin e situatës dhe këtë do ta tregojë Akademia. Forumi “Mbështetje për një karrierë në art dhe në kulturë” do të mbahet për herë të parë më 17 qershor në Akademinë Kombëtare të Arteve të Teatrit dhe të Filmit.

Ideja e forumit të karrierës është që të takojë punëdhënësit në fushën e kulturës me të rinjtë përmes  ndërmjetësisë së partnerëve tanë nga Agjencia e Punësimit dhe Ministria e Punës dhe e Politikës Sociale.  Që të gjithë këta specialistë të rinj do të kenë mundësi të fillojnë punë. Për këtë qëllim shteti  u siguron punësimin me pagë minimale për gjashtë muaj, për të cilën ata do të duhet të japin dokumente në byronë e punës. Në këtë periudhë drejtorët nga ana e tyre do të mund të plotësojnë pagën e tyre sipas mundësive të institucionit të vet, kështu qe ajo të bëhet adekuate me situatën ekonomike në këtë moment. Po mundohemi që të bëjmë diçka, me të cilën të mund të ndihmojmë njerëzit e rinj, që të mos zhgënjehen dhe të heqin dorë” - thotë Penko Gospodinov.

Në detaje do të paraqiten mundësitë për financim, të cilat i japin Programi Kombëtar “Melpomena”, Programi Kombëtar “IKAR” për një start të karrierës të të rinjve në sferën e arteve dhe të kulturës dhe projekti “Një mundësi e re për punësimin e të rinjve”, financuar me përkrahjen evropiane nga programi operativ “Zhvillimi i resurseve njerëzore”. Sipas docentit Gospodinov financimi dhe prioritizimi i kulturës bullgare janë çelësi për mbijetesën e saj.

Penko Gospodinov

“Covid-kriza na ndikoi në mënyrë shumë fatale. Shumë nga kolegët tanë, më në veçanti nga sektori i pavarur, mbetën pa mjete jetese për shkak të mbylljes së sallave dhe kufizimeve të pranisë së spektatorëve. Unë mendoj se shteti si tërësi është borxhli.Ai ende nuk e kupton se çfarë do të thotë kulturë dhe nuk  kupton potencialin e saj. Madje në krahasim me vendet fqinje, si matës i Produktit të Brendshëm Bruto për kokë banori, ne ende kemi përqindjen më të ulët të akorduar për kulturën, gjë që është turp për një vend me një histori të tillë të lashtë. Njerëzit e kulturës po vazhdojnë të punojnë pavarësisht nga shteti - thotë Gospodinov, por pohon se ka sektorë të cilët janë një shembull i mirë për një punë të mirë  nga ana e shtetit dhe Ministria e Shkencës dhe e Arsimit është një prej tyre.

Gjatë vitit të ri shkollor 2022/2023 do të fillojë të punojë  Programi Kombëtar “Së bashku në art dhe në sport” me një financim prej rreth 90 milionë levave. Ai u është drejtuar të gjitha shkollave në vend dhe ka idenë t’i angazhojë fëmijët që në një moshë fare të vogël me art dhe sport. Vetë Penko Gospodinovi personalisht është lidhur me realizimin e tij dhe me nisma vullnetare  ka pranuar detyrën të sigurojë drejtues të grupeve për shkollat e mësimit, të cilat do të përfshihen në program. Ai shpreson  se kjo do t’i ndihmojë fëmijët të formojnë një qëndrim ndaj artit, por dhe do t’i detyrojë të shkojnë në shkollë me një kënaqësi.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Facebook/natfiz.bg




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Galeria Kombëtare prezanton Christo dhe Jeanne-Claude me “Reichstagun e Paketuar”

Galeria Kombëtare ("Kuadrat 500") hap për herë të parë më 4 nëntor në orën 6:00 pasdite një ekspozitë të Christo-s dhe Jeanne-Claude, duke shënuar 90-vjetorin e lindjes së tandemit krijues. Vepra historike e Christos, pjesë e koleksionit të muzeut - "..

botuar më 25-11-04 4.50.PD

Ekspozitë për “Iluministet e patrembura” – gratë bullgare që u thanë “jo” rregullave

Më 1 nëntor – Ditën e Iluministëve Kombëtarë, sheshi “Gina Kunçeva” në Sofje gjallërohet në një mënyrë të pazakontë. Që nga ora 12:00, Bashkia e Rajonit “Oborishte” dhe Fondacioni “Iluministet” hapin muzeun e parë interaktiv në ambient të hapur në vend,..

botuar më 25-11-01 8.00.PD

Shoqata bullgaro–zvicerane “Kanatica” ndërton një Bullgari të vogël jashtë atdheut

Zvicra, ose nëse duhet të jemi historikisht dhe gjeografikisht korrektë, Konfederata Zvicerane, është një nga shtetet më të vogla të Evropës Qendrore në Kontinentin e Vjetër. Përbëhet nga njëzet e gjashtë kantone me popullsi rreth 9 milionë banorë, sipas..

botuar më 25-10-31 2.15.MD