Kompanitë e ndërtimit të rrugëve shpresojnë që me përditësimin e buxhetit të marrin 1 miliardë euro, të cilat shteti i detyrohet për riparimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve. Ata do të presin afatin përfundimtar deri më 30 qershor, kur parlamenti të vendosë për pagesën, tha Kryetari i Bordit drejtues të Dhomnës Bullgare “Rrugët” Stefan Çajkov. Nëse kjo nuk ndodh nga 1 korriku, riparimet e rrugëve do të ndërpriten.
U bëj thirrje kompanive që të mos i braktisin kantieret dhe të vazhdojnë riparimet, sepse braktisja do të rrezikojë sigurinë e udhëtarëve në rrugët bullgare. Zëvendëskryeministri i dorëhequr dhe Ministër i Zhvillimit Rajonal Grozdan Karadxhov e tha këtë para gazetarëve në Plovdiv.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..