Në periudhën deri në vitin 2027, përmes buxhetit të Programit për Zhvillimin e Burimeve Njerëzore 2021-2027, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale do të mbështesë zhvillimin profesional të rreth 115 000 të rinjve. Ministri i Punës dhe Politikës Sociale Georgi Giokov gjatë forumit “Përkrahje për karrierën në art dhe kulturë”, bëri të ditur se për periudhën janë planifikuar mbi 365 milionë euro për përfshirjen e të rinjve në tregun e punës, duke lehtësuar kalimin e tyre nga arsimi drejt punësimit, ofrimin e praktikave, trajnimin në vendin e punës dhe punësimin e subvencionuar. Nga viti 2014 më shumë se 80 000 të rinj morën mbështetje nga programi, tha Ministri Giokov.
Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari ka lëshuar një thirrje për pjesëmarrje në një protestë më 26 nëntor kundër buxhetit për vitin 2026, i cili është gati të miratohet në lexim të dytë. "U bëjmë thirrje jo vetëm anëtarëve tanë, por edhe të..
Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në zonat me erë – deri në 10-12°, ndërsa në Sofje – rreth 4°. Në pjesët perëndimore të Rrafshinës së Danubit dhe në Fushën e Trakisë së Epërme moti do të mbetet i qetë dhe me mjegull...
Bullgarja Dr. Eli Haxhijska drejton një ekip që punon në misionin e NASA-s Transiting Exoplanet Survey Satellite (TESS) – një projekt hapësinor i dedikuar për zbulimin e planetëve jashtë sistemit tonë diellor, raportoi BTA. Ajo ka jetuar dhe punuar në..