Të ulet TVSH-ja për vajin e lulediellit, frutat dhe perimet në 9 për qind nga 1 korriku për një vit – këtë e propozon Kryetari i Komisionit Parlamentar për Bujqësi Pllamen Abrovski së bashku me kolegët e tij nga “Ka një popull të tillë”. Propozimi u paraqit para votimit të dytë të përditësimit të buxhetit të shtetit. Sipas motiveve, ulja e TVSH-së do të mbajë sa më të ulët rritjen e çmimeve dhe do të ruajë, ndonëse pjesërisht, fuqinë blerëse të popullsisë. Zero TVSH në miell për të njëjtën periudhë propozohet gjithashtu për të ulur ndikimin e çmimeve të larta të bukës në familje.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..