Bullgaria është i vetmi vend në Evropë që ofron rehabilitim postkopid në sanatoriume të specializuara pa e mbuluar atë nga Fondi Kombëtar i Sigurimeve Shëndetësore. Këtë e tha Sekretarja e Përgjithshme e Asociacionit Evropian SPA Çilla Mezosi, gjatë një konference në pushimoren Allbena. Ajo theksoi se produkti, shërbimet, kompetenca dhe potenciali për përdorimin e burimeve natyrore janë në dispozicion në Bullgari dhe do të ishte mirë që Fondi i Sigurimeve Shëndetësore të fillojë të mbulojë rimëkëmbjes pas Covid-19, sepse kursen para nga buxheti për trajtimin e pacientëve. Në Bullgari ka kushte të mrekullueshme për klimatoterapi dhe procedura SPA në male dhe në det, të cilat ofrojnë kushte të mira për trajtimin si të problemeve neurologjike dhe të shëndetit mendor, ashtu edhe të sëmundjeve kardiovaskulare.
Shtatëvjeçarja Magdalena Stojanova nga Shkolla e Artit “Kolorit” në Pleven fitoi medaljen e artë dhe çmimin e Konkursit Ndërkombëtar për vizatim fëmijësh “Shëndeti 2025”. Ceremonia e ndarjes së çmimeve u zhvillua në Sao Paulo, Brazil, në kuadër të..
Ministri i Mjedisit dhe Ujërave, Manoll Genov, shpalli të mbrojtura dy pemë shekullore, secila me moshë rreth 200 vjet, njoftuan nga institucioni. Njëra është e llojit brijë e bardhë (Ulmus laevis) me perimetër trungu 4,00 m dhe lartësi rreth 24..
Shqipëria dhe Bullgaria i kanë zgjatur dorën njëra-tjetrës në emër të lindjes së një jete të re. Në mbrëmjen e 7 nëntorit nisën për herë të parë kontrollet falas parandaluese në fushën e mjekësisë riprodhuese, të kryera nga specialistë bullgarë në qytetin..