Më 2 korrik në skenën e sallës prestigjioze “Bunka Kajkan” në Tokio do të debutojë sopranoja bullgare me famë botërore Sonja Jonçeva. Arie të operave nga Vinçenco Belini, Xhuzepe Verdi dhe Xhakomo Puçini do të tingëllojnë nën drejtimin e maestros Najden Todorov.
Vitet e fundit Sonja Jonçeva është ndër zërat më të kërkuar të operës në botë, e duartrokitur nga publiku në teatrot më prestigjioze të operës, duke përfshirë “La Scala” (Milano), “Teatro Real” (Madrid), “Statsoper” (Vjenë) , “Metropolitan” (Nju Jork). Në vitin 2021 ajo u dhuroi adhuruesve bullgarë të muzikës një koncert të përbashkët me tenorin me famë botërore Placido Domingo në zemrën e Sofjes, përballë Tempullit Monument “Shën Aleksandër Nevski”. Në vitin 2021 Sonja Jonçeva u shpall ambasadore kombëtare e vullnetit të mirë e UNICEF-it në Bullgari.Përpilues: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Kur dy emra yjesh bashkohen në një duet, suksesi është i sigurt. Kështu ndodhi me këngën nga Miro dhe ALMA “Më shumë”, dhe me siguri i njëjti fat do të ndiqet edhe nga bashkëpunimi i tyre i dytë – “Atje”. Kënga është krijuar gjatë kampit krijues Sofia..
Një trio vokale, pjesë e rritjes së muzikës pop bullgare në agim të mijëvjeçarit të ri - "Antibiotika" - është rikthyer me një këngë të re. Edhe pse të shpërndara në pjesë të ndryshme të botës, Ani, Sillvija dhe Savina na prezantojnë "Duket si..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: arkiv, Ansambli “Filip Kutev”, BTA