Rajoni në afërsi të Sofjes – Bankja sivjet shënon Festat e Ujit Mineral dhe Jetëgjatësisë “Goreshljaci 2022” me një program të pasur kulturor. Vetë ditët e quajtur “goreshljaci”, dmth. ditët më me vapë, bien më 15, 16 dhe 17 korrik. Programi fillon me një kinema në të hapur dhe me koncert të Korit të Fëmijëve të Radios Kombëtare Bullgare. Një moment kyç i festës është shërbimi i Liturgjisë së Shenjtë Hyjnore dhe bekimi i ujit për shëndet në kishën vendore “Shenjtor Kirik dhe Julita”. Tri ditët e festës në rrugën qendrore parashikohen veprimtari të ndryshme. Më 15 korrik do të rregullohet “Aleja e artizanalëve” me pjesëmarrjen e Dhomës Rajonale të Zanatçinjve. Dy ditët e vijueshme, më 16 dhe 17 korrik, aty organizohet “Aleja e prodhuesve”.
Përpilues: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Svetllana DimitrovaUrë midis botëve përfaqëson në vetvete projekti “Karizma e bullgarit”. Me të Dimitrinka Jordanova Komanduçi – psikologe, psikoterapeute, trajnere vokale dhe autore e “Zëri yt mund të ndryshojë jetën tënde” – vë në fokus një temë shumë të rëndësishme për..
Timishoara, një qytet i madh multietnik në Rumaninë Perëndimore, është qendra e rajonit historik të Banatit dhe shtëpia e bullgarëve të Banatit . Përfaqësuesit e këtij komuniteti janë pasardhës të emigrantëve nga trojet bullgare para gati..
Nxënësit nga Gjenerata Z, të cilët aktualisht janë në shkollë (të lindur midis viteve 1995 dhe 2012), masivisht përdorin në praktikën e tyre mësimore inteligjencën artificiale. Sipas vëzhgimeve të mësuesve, bëhet fjalë për mbi 85% të nxënësve tek ne, të..