4
Para disa ditësh në qytetin Hisarja u mbajt edicioni i parë i konkursit për këngët e reja bullgare "Melodia e ujit".
Çmimin e parë e mori ekipi krijues i këngës "Flakadani" - Milen Makedonski (muzikë dhe aranzhim), Kostadin Filipov (tekst) dhe këngëtarja e re Viktoria Gllavçeva.Në vendin e dytë është kënga "Dashuria e parë" - muzika dhe teksti janë të Ognjan Georgievit, aranzhimi është i Dimitër Getovit, i prezantuar nga dueti Viktoria Dimova dhe Todor Borisov.

Vendin e tretë e fitoi kënga "Pluhuri i ujit" - muzikë dhe aranzhim Valeri Kostov, tekst Pllamen Boçev, interpretuar nga Bojan Mihajllov.

Rregullorja parashikonte edhe një çmim të audiencës. E fitoi kënga "Legjenda e lotit të vajzës" - muzika dhe aranzhimi janë të Hristo Petkovit, teksti është i Snezhina Temellkovës, interpretimi është i Stilijan Petkovit, Borisllava dhe Natalia Gajkovit.

Organizatorët siguruan fotografi nga aktiviteti posaçërisht për Radio Bullgarinë.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: arkiv personal
Kur dy emra yjesh bashkohen në një duet, suksesi është i sigurt. Kështu ndodhi me këngën nga Miro dhe ALMA “Më shumë”, dhe me siguri i njëjti fat do të ndiqet edhe nga bashkëpunimi i tyre i dytë – “Atje”. Kënga është krijuar gjatë kampit krijues Sofia..
Një trio vokale, pjesë e rritjes së muzikës pop bullgare në agim të mijëvjeçarit të ri - "Antibiotika" - është rikthyer me një këngë të re. Edhe pse të shpërndara në pjesë të ndryshme të botës, Ani, Sillvija dhe Savina na prezantojnë "Duket si..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: arkiv, Ansambli “Filip Kutev”, BTA