BSP zhvilloi konsultime me “Ka një popull të tillë” (ITN) në kuadër të mandatit të tretë për formimin e qeverisë. Negociatorët ranë dakord të punojnë në programin e qeverisjes së përgatitur nga BSP, “Po e vazhdojmë ndryshimin,” (PP) dhe “Bullgaria Demokratike” (DB), dhe ITN ka propozuar disa shtesa. Sipas ITN, zgjedhjet nuk janë të nevojshme për momentin.
“Nuk kemi dallime thelbësore. Ata ofruan propozime të pranueshme”, komentoi pas takimit kryetarja e BSP Kornelija Ninova. Ajo theksoi se gatishmëria për një mazhorancë antikorrupsion është duke u formuar dhe shtoi: “Në fazën e dytë të negociatave do të diskutohet për strukturën dhe përbërjen e Këshillit të Ministrave, si dhe për emrat personalë. Sot jemi më me shpresë se dje, sepse programi është miratuar edhe nga ITN.”
Pyetjes nëse ITN mbetet kundër një nominimi të mundshëm të Asen Vasilev për kryeministër, partia u përgjigj se do të vendosin pas një kandidature të propozuar zyrtarisht.
Të enjten më 21 korrik do të zhvillohen negociatat e BSP-së me “Bullgarinë Demokratike”.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..