Galeria e Arteve në qytetin DanubianRuse është mikpritëse e një ekspozite unike që po ngjall një interes mjaft të madh. Nën titullin “Materializimi i Surrealizmit”, ekspozita prezanton 60 vepra origjinale të artistit gjenial të shekullit të 20-të, Salvador Dali.
Vizitorët mund të njihen me litografi të tij, punimet me argjend, serigrafi mbi mëndafsh, punime dizajni etj. Ato janë prezantuar në 5 seksione tematike - "Lulet surrealiste", "Dymbëdhjetë Apostujt ose Kalorësit e Tryezës së Rrumbullakët", "Benvenuto Çelini", një cikël ilustrimesh për "Plakun dhe detin" nga Ernest Hemingway dhe krijime të tjera të ndryshme të Salvador Dalis.

Autografi i artistit të çuditshëm dhe ekscentrik është një provë e pranuar përgjithësisht e autorësisë dhe të origjinalitetit të secilës prej veprave të ekspozuara dhe mbrohet nga të gjitha ligjet ekzistuese për të drejtat e autorit. Ideja është që të ndihmohet publiku të ndjekë sesi Salvador Dalia i materializon pikëpamjet e tij përmes një gjuhe speciale artistike nën formën e imazheve, të cilat shumë shpesh marrin një pamje jo të materializuar, të paprekshme por që ndihet shumë qartë nga shikuesi, thonë drejtuesit e ekspozitës.

“Salvador Dali është krahasuar shpesh me Leonardo da Vinçin dhe Mikelanxhelon.Ai ka mundur të vizatojë çdo objekt me një saktësi fotografike, dhe ta sjellë nga një ëndërr në realitet.Pikturat e tij i prekin njerëzit edhe sot e kësaj dite”, tha për BNR-Shumen kuratori i ngjarjes, Vasilij Kesauri.Ai është gjithashtu një anëtar i familjes që zotëron koleksionin me krijime të Dalis. Familja e tij është me prejardhje gjeorgjiane, por prej viteve jeton në Francë.

Deri tani ekspozita “Materializimi i surrealizmit” ka vizituar galeri në Poloni, Çeki, Letoni, Estoni, Lituani dhe Sllovaki.Koleksioni privat “Kesauri” ka edhe vepra të piktorëve si Chagall, Degas, Toulouse Lautrec, kurse 1300-1400 vepra nga koleksioni janë të Salvador Dalis, thotë Vasilij Kesauri. Ekspozita do të mbetet në qytetin Ruse deri në fund të muajit tetor.
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Facebook/ruseartgallery
Ylli i skenës bullgare, Silvija Tomova, ka përfunduar Akademinë Shtetërore të Baletit “A. J. Vaganova” në Shën Petersburg. Karriera e saj është e lidhur me Operën dhe Baletin Kombëtar, ku si primabalerinë ka interpretuar mbi 90 role në tituj klasikë..
Bashkëprodhimi bullgaro-anglez “Lojërat e Djallit” mori çmimin për “kinematografinë më të mirë” në Festivalin prestigjioz të Filmit Chelsea në New York. Kjo u njoftua në Facebook nga Konsullata e Përgjithshme e Bullgarisë në New York. Filmi..
“Vij në Bullgari për t’u mbushur me ndjenja të reja” – këtë na ndau Desisllava Cvetkova, e cila kaloi 14 vjet në kryeqytetet e Evropës së Bashkuar, duke punuar në administratën e Komisionit Evropian. Kohët e fundit Desisllava është përsëri në atdheun..