479 janë të sapo infektuarit me Covid në vend në 24 orët e fundit. Rastet u ulën me 243 nga një ditë më parë. 25.2 për qind e 1903 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg.
Të sëmurët e regjistruar aktiv u rritën me 96 në 24 181. Në spitale u shtruan 23 të infektuar. Janë 56 të infektuar në terapi intensive.
3 persona me Covid të konfirmuar vdiqën gjatë 24 orëve të fundit. U shëruan 380 veta. Të dielën u bënë 79 vaksina.
Shkalla e rritjes së epidemisë në Sofje u ul javën e fundit dhe situata arriti një rrafshnaltë, tha për Nova TV Prof. Todor Kantarxhiev, i cili është këshilltar shëndetësor në Komunën e kryeqytetit. Në Sofje nuk priten masa drastike.
Në Varna, e cila është gjithashtu në fazën 2 të pandemisë si kryeqyteti, maskat në hapësirat e brendshme janë të detyrueshme nga 1 gushti.
Në Sofje u zbuluan migrantë të paligjshëm nga Siria, Iraku dhe Irani, 10 persona nga një grup i organizuar kriminal janë arrestuar. Këtë e tha për gazetarët Desisllava Petrova, zëvendësprokurore e qytetit të Sofjes. Nga këta 10 persona, dy janë akuzuar..
“Shohim një plan racional për paqe të shpejtë nga presidenti Donald Trump, sipas të cilit situata në fushën e betejës po zhvillohet jashtëzakonisht në mënyrë të pafavorshme për Ukrainën dhe ai po përpiqet të parandalojë zhvillimin e një skenari edhe..
Rreth 90% e antikave të sekuestruara gjatë një operacioni ndërkombëtar kundër një rrjeti për trafik të vlerave kulturore do t’i kthehen Bullgarisë. Këtë e deklaroi për “Nova televizija” zëvendësministri i kulturës Todor Çobanov. “Bëhet fjalë për një..