“Bullgargaz” kërkon rritje të çmimit të gazit natyror dhe propozon që në gusht ai të jetë 152 euro (297.89 leva) për MWh, thuhet në faqen e internetit të kompanisë. Rritja e propozuar është rreth 60 për qind mbi çmimin për korrikun - 95 euro (186.17 leva) për MWh.
Shkak për rritjen e çmimit janë çmimet e larta me të cilat kompania shtetërore blen karburantin blu. Për krahasim, çmimet në tregjet evropiane të gazit për dërgesat në gusht 2022 tejkalojnë 171 euro për MWh, saktësojnë nga “Bullgargaz”.
Komisioni për Rregullimin e Energjisë dhe e Ujit nuk ka caktuar ende një datë për një diskutim publik të propozimit të “Bullgargaz”.
“Nuk mund të përjashtojmë ndonjë furnizim me gaz nga Rusia. Ata po realizohen edhe tani - përmes kompanive të tjera ruse ose filialeve”, komentoi për BNR Ilijan Vasilev, ish-Ambasador i Bullgarisë në Rusi nga viti 2000 deri në 2006.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..