Presidenti Rumen Radev prezantoi qeverinë e tij të katërt të përkohshme, e cila merr pushtetin para zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të 2 tetorit.
“Ju keni për detyrë të drejtoni një Kabinet me sfida që u kursyen nga kabinetet e mëparshme teknike. Sfida juaj kryesore ka të bëjë me sigurinë”, tha Radev. Një luftë po zhvillohet, pasojat e së cilës po ndihen. Tensionet në Ballkan po rriten sërish. Prioriteti juaj i parë është të parandaloni që vendi të tërhiqet në një konflikt ushtarak”, theksoi presidenti.
Krahas anëtarësimit të Bullgarisë në Zonën Shengen dhe punës për Planin e Rimëkëmbjes dhe Zhvillimit, si prioritete për kabinetin, kreu i shtetit tregoi: sigurinë e furnizimeve me energji dhe çmimet e tyre; kontrollin e çmimeve të ushqimeve; zbulimin e të gjithë të vërtetën për ndërtimin e autostradës “Hemus” e projekte të tjera të mëdha korrupsioni.
Qeveria e përkohshme nuk është një ekip “B”. Qeveria e njëqindtë e vendit nuk do të ketë 100 ditë tolerancë. Përgjegjësia ndaj njerëzve dhe besimi do të më pengojnë të humbas ekuilibrin. Kështu e përshkroi veten dhe pritshmëritë për punën e ardhshme të kabinetit, Kryeministri në detyrë Gëllëb Donev.
“Unë pres punën e 100 për qind të kolegëve ministra - organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve të drejta, rivendosjen e besimit midis institucioneve, gjetjen e një rrugëdaljeje nga të gjitha krizat e trashëguara, uljen e tensionit politik, vazhdimin e punës për Planin e Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë”, shtoi Donev.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..