Gjatë vizitës së tij në Ellhovo, Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme dhe Zëvendëskryeministër për Rendin dhe Sigurinë Publike, Ivan Demerxhiev, njoftoi se për vetëm një muaj fluksi i migrantëve në vendin tonë u rrit me 24 për qind, transmetoi BTA. Sipas Demerxhiev, rritja në krahasim me vitin e kaluar është gjashtëfish. Megjithatë, ai vuri në dukje se nuk ka arsye për shqetësim, dhe shtoi, se 800 njerëz zbatojnë detyra me shërbim në kufi dhe nuk ka nevojë për të dërguar më shumë forca.
Javën e ardhshme ministria do të ketë takim me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve lidhur me organizimin e zgjedhjeve të ardhshme më 2 tetor të këtij viti. Qëllimi është të identifikohen personat e përfshirë në blerjen e votave, tha edhe Demerxhiev.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..