Lidhja ndërsistematike e gazit me Greqinë nuk është vetëm një projekt infrastrukturor, por ka një rëndësi të madhe për arritjen e një diversifikimi real për Bullgarinë dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, theksoi Presidenti Rumen Radev në një takim me pronarin e kompanisë “Avaks”, e cila është duke ndërtuar interkonektorin, dhe udhëheqjen e kompanisë së projektit ICGB.
Nga ana e tij, drejtori ekzekutiv i “Avaks” Antonios Mitzalis siguroi se lidhja bullgaro-greke e gazit do të përfundojë plotësisht deri në fund të gushtit. Megjithatë, aktivitetet shoqëruese për legjitimimin e projektit janë në vijim. Vendi ynë është i gatshëm të bashkëpunojë për vënien në punë të shpejtë të lidhjes së gazit, tha kreu i shtetit.
Teodora Georgieva – drejtoreshë ekzekutive e kontraktorit “ICGB”, tha se aktualisht po zhvillohen diskutime me “Bullgargaz” se kur do të aktivizohet pika e Komotinit për pranimin e gazit azerbajxhanas.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..