Presidenti bullgar Rumen Radev dhe homologu i tij azerbajxhanas Illham Aliev në një bisedë telefonike diskutuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit midis Bullgarisë dhe Azerbajxhanit në fushat me interes të përbashkët, përfshirë energjinë, ekonominë dhe investimet. Radev vlerësoi lart angazhimin e Azerbajxhanit për partneritetin e frytshëm në projektin e interkonektorit të gazit midis Bullgarisë dhe Greqisë (IGB). Të dy presidentët u shprehën unanim se zbatimi i tij kontribuon në thellimin e diversifikimit të energjisë jo vetëm për rajonin, por edhe për të gjithë Evropën. Të dy ata diskutuan edhe mundësitë e shkëmbimit në fushën e teknologjive që lidhen me prodhimin e hidrogjenit të gjelbër si dhe energjinë elektrike.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..