Bullgaria mund të bëhet qendra energjetike e Evropës Juglindore, tha ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo në një leksion në Sofje. Ai denoncoi agresionin rus në Ukrainë dhe akuzoi Perëndimin, duke përfshirë administratën e Joe Biden, se nuk i furnizon Kievit armë të mjaftueshme për ta fituar luftën më shpejt. Arma më e fortë e Moskës janë furnizimet energjetike, beson gjithashtu diplomati amerikan, sipas të cilit Evropa duhet të çlirohet nga furnizimet ruse dhe të mbështetet në burimet e veta. Është në këtë kuptim që Pompeo sheh një mundësi për zhvillimin e potencialit energjetik bullgar, njoftoi gazetarja e BNR Marta Mladenova. Ish-sekretari i shtetit bëri thirrje gjithashtu për rimëkëmbjen e minierave shist, që sipas tij është një hap i rëndësishëm drejt burimeve më të gjelbra të energjisë.
Pompeo ndodhet në Bullgari me ftesë të Kryetarit të Konfederatës së Punëdhënësve dhe Industrialistëve në Bullgari Kirill Domusçiev.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..