Problemet më të mëdha me të cilat përballet vendi ynë për momentin janë rritja e çmimeve - 40 për qind dhe kriza energjetike - 19 për qind. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi sociologjik të Agjencisë “Trend”, të realizuar në periudhën 15-22 gusht, me porosi të gazetës “24 Çasa” mes 1007 qytetarëve të rritur. Si probleme të tjera tregohen varfëria 11 për qind dhe pagat e ulëta 9 për qind. Korrupsioni renditet me përqindje identike - 9 pikë. Sipas sondazhit, 61 për qind e të gjithë të anketuarve duan një qeveri të rregullt me çdo kusht pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Vetëm 19 për qind janë ata për të cilët nëse kompromiset për një qeveri të rregullt janë shumë të mëdha, është më mirë të bëhen zgjedhje të tjera.
Sa i përket përkrahjes për forcat politike në zgjedhjet e ardhshme, të dhënat e sondazhit tregojnë se ka një rënie të lehtë të mbështetjes për “Po e vazhdojmë ndryshimin” 19.6 për qind. Për këtë arsye epërsia e GERB-it rritet me afro 5 për qind në 24.4 për qind. Pozicioni i tretë kontestohet mes Lëvizjes Për të Drejtat dhe liritë (DPS) 10.6 për qind dhe Partisë “Vëzrazhdane” 10.3 për qind. Për renditjen përfundimtare ndoshta do të jenë vendimtare votat nga jashtë.
“Dialogu midis punëdhënësve dhe sindikatave është rivendosur. Takimet do të fillojnë nesër, më 28 nëntor, në Ministrinë e Financave, ku do të sqarohen të gjitha detajet. Shteti qëndron pas çdo qytetari bullgar.” Kjo u shkrua nga kreu i GERB-it, Bojko..
Asambleja Kombëtare ka futur një detyrim të ri për ndërmarrjet shtetërore për të zbatuar sisteme të menaxhimit të rrezikut të korrupsionit, duke përfshirë emërimin e një nëpunësi të integritetit. Masa u rekomandua nga Organizata për Bashkëpunim..
Kreu i GERB-it, Bojko Borisov, tha se nuk i pëlqen buxheti i vitit 2026 dhe se ai do të ngrihet. Duke folur për mediat në parlament, Borisov tha se "Këshilli për Menaxhim të Përbashkët" i formacioneve qeveritare, kryeministri dhe ministri i financave..