544 janë të sapo infektuarit me Covid në vend në 24 orët e fundit. Rastet u ulën me 110 nga një ditë më parë. 65 për qind e të sapoinfektuarve nuk janë të vaksinuar. 11 për qind e 4966 testeve të kryera ishin pozitive. Në 10.4 për qind të indeksit të mërkurën, njofton portali coronavirus.bg.
Pacientët e regjistruar aktiv u ulën me 147 në 9888. Në spitale u shtruan 60 të infektuar. 47 prej tyre ose 78.3 për qind e të shtruarve në trajtim spitalor nuk ishin të vaksinuar. Numri i të shtruarve u ul me 24 në 601 veta. Në terapi intensive janë 31 të infektuar.
Në 24 orët e fundit vdiqën 5 persona me Covid të konfirmuar. 3 nga të vdekurit nuk kishin imunizim kundër koronavirusit.
Të mërkurën u bënë 1310 vaksina. Janë 2 070 708 persona me imunizimin e përfunduar.
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..