Në shkollë do të edukoheni të jeni qytetarë të Bullgarisë, qytetarë të botës dhe të konkurroni me bashkëmoshatarët tuaj në mbarë botën. Me këto fjalë Ministri në detyrë i Arsimit Prof. Sasho Penov e hapi vitin shkollor në Shkollën e 18-të William Gladstone në Sofje. Kjo është shkolla e parë në Bullgari në programin e detyrueshëm mësimor të së cilës pas klasës së shtatë mësohen gjuhët lindore - japoneze, kineze, koreane dhe arabe. në ceremoni asistuan edhe ambasadorët e Japonisë dhe SHBA-së Narahira Hiroshi dhe Hero Mustafa të cilët e përshëndetën fëmijët për ditën e parë shkollore.
“Jam i bindur se ky entuziazëm dhe energji e nxënësve, mësuesve dhe prindërve në këtë ditë bullgare është një shtysë e fortë dhe një premtim për të ardhmen tonë si komb”, tha Presidenti Rumen Radev me rastin e 15 shtatorit. Hapjen e vitit shkollor e nderoi në shkollën e 43-të “Hristo Smirnenski” në Sofje.
“Fëmijë, ju jeni rojet moderne të letrave bullgare”, tha Kryeministri në detyrë Gëllëb Donev, i cili hapi vitin shkollor në Shkollën e 60-të “Shenjtor Kirill dhe Metodij”, ku studionte vetë ai.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..